Botë

Zvornik, arrestohet një i dyshuar si radikal islamist

28.04.2015 16:20

Policia e Bosnjë-Hercegovinës ka arrestuar një të dyshuar, i ndërlidhur me një grup radikal islamist, pas sulmit vdekjeprurës kundër një stacioni të policisë në qytetin lindor, Zvornik...

I dyshuari po mbahet në paraburgim lidhur me aktivitete terroriste, kanë njoftuar autoritetet.
 
Mbrëmë, personi i identifikuar si Nerdin Ibriq, 24 vjeçar, ka depërtuar në stacionin e policisë në Zvornik, me ç’rast e ka vrarë një oficer dhe i ka plagosur dy të tjerë, ndërsa gjatë të shtënave është vrarë edhe vetë sulmuesi. 
 
Komuniteti mysliman në Zvornik e ka dënuar sulmin kundër stacionit të policisë.
 
Ambasadorja amerikane në Bosnjë-Hercegovinë, Maureen Cormack, ka theksuar se “terrorizmi është një çështje që i ka prekur të gjitha vendet dhe ky është problem global”
 
FLORIJE KAMBERI