Maqedoni

KE-ja publikon raportin vjetor të progresit për RMV-në

30.10.2024 11:27

Komisioni Evropian sot do të publikojë një paketë raportesh për përparimin e rrugës evropiane të 10 vendeve kandidate...

Komisioni Evropian sot do të publikojë një paketë raportesh për përparimin e rrugës evropiane të 10 vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE në vitin 2024, përfshirë Maqedoninë.
 
Siç njoftoi dje zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaeker, pasi “Pakoja e Zgjerimit” të miratohet nga Kolegji i Komisionarëve, ajo do të prezantohet zyrtarisht nga përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Xhosef Borrell dhe komisionari evropian për Zgjerim dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varheji. Çdo vit, Komisioni Evropian miraton dhe paraqet një “Paketë të Zgjerimit”, e cila përfshin një sërë dokumentesh që shpjegojnë politikën e zgjerimit të BE-së dhe rishikojnë zhvillimet gjatë vitit të kaluar. Pakoja analizon progresin e bërë nga vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, sfidat me të cilat përballen dhe reformat që duhet të zbatojnë.