Botë
Lindja e Mesme, 100 të vrarë nga bombardimet izraelite në Gazë
30.10.2024 12:28
Të paktën 100 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, u vranë nga bombardimet izraelite në orët e para të së martës në Rripin e Gazës...

Të paktën 100 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, u vranë nga bombardimet izraelite në orët e para të së martës në Rripin e Gazës, thanë shërbimet lokale. Operacionet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës nisën pas sulmit të 7 tetorit nga krahu ushtarak i Hamasit kundër Izraelit jugor.
Një ditë pas shpërthimit të luftës, Hezbollahu hapi një front kundër Izraelit, përpara se shkëmbimet e përditshme të zjarrit të shndërroheshin në luftë të hapur në shtator. Në Beit Lahia, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, mbrojtja civile njoftoi vdekjen e të paktën 93 palestinezëve në një bombardim të “rezidencës së familjes Abu Nasër”, një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe, duke shtuar se dhjetëra persona janë ende të bllokuar në rrënoja. Ushtria izraelite e kufizoi veten në njoftimin se po kërkonte “informacion për një incident” në Beit Lahia. Mbështetësi kryesor ushtarak dhe politik ndërkombëtar i Izraelit, ShBA-ja, tha se ka komunikuar me aleatin e tij për të kërkuar llogari pas bombardimit “të tmerrshëm” të rezultatit”. Që nga 6 tetori, ushtria izraelite ka kryer një operacion të ri në Gazën veriore, me qendër në Jabalia, ku thotë se luftëtarët e Hamasit po përpiqen të rigrupohen.
