Botë
Protesta e opozitës në Tiranë, policia procedon 4 deputetë të PD-së
30.10.2024 12:12
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 deputetë të Partisë demokratike dhe mbi 25 protestues...

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 deputetë të Partisë demokratike dhe mbi 25 protestues, me akuzën për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Protestuesit, sipas një skenari të përgatitur më herët nga PD-ja, bllokuan dje për 3 orë qarkullimin e mjeteve te mbikalimi i Kamzës. Mësohet se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani. Deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën dje në ish-sheshin “Shqiponja” duke paralizuar lëvizjen, ndërsa me dhjetëra forca policore ishin të pranishme për të siguruar mbarëvajtjen e protestës dhe qarkullimin e mjeteve. Bllokime pati edhe në kthesën e Kamzës.
