Maqedoni

Raporti i progresit për RMV-në, Petrovska do të pasqyrojë realitetin në vend

30.10.2024 11:50

Raporti që do të prezantohet nga KE-ja pres të pasqyrojë realitetin në RMV...

Raporti që do të prezantohet nga KE-ja pres të pasqyrojë realitetin në RMV, konsideron deputetja nga radhët e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska. Sipas saj, RMV-ja ka miratuar strategji dhe ligje për aderim drejt BE-së, por me rëndësi esenciale është mesazhi që kryetarja e KE-së Von der Lejen dha për RMV-në.  
 
“RMV-ja ka mundësinë të fillojë negociatat, t’i hapë kapitujt dhe të përshpejtojë rrugën drejt BE-së. Unë pres që në raportin që do të prezantojë KE-në do të jepet pasqyrim i realitetit në shtet edhe përskaj faktit që do të ketë deklarata se të gjithë angazhohemi të bëjmë diçka me rëndësi esenciale është që të bëjmë një hap drejt BE-së. Ne mund të numërojmë se sa ligje dhe strategji mund të implementojmë, por në këtë rast edhe mesazhet gjatë vizitës së Von der Lejen thuhet se është e qartë se çfarë RMV-ja duhet të bëjë gjatë këtij procesi.”, - deklaroi Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja.