Botë

Tërmeti i 25 prillit në Nepal, rritet në 4300 numri i të vdekurve

28.04.2015 16:25

Numri i viktimave nga tërmeti në Nepal ka tejkaluar shifrën prej 4300 personave, ndërsa numri i të lënduarve ka arritur në 8 mijë persona...

Ndihmat ndërkombëtare më në fund kanë nisur të arrijnë në shtetin prej 28 milionë banorë pas tërmetit shkatërrues që e goditi vendin më 25 prill.

Spitalet mbesin të mbushura me pacientë, derisa mungon uji, ushqimet dhe energjia elektrike, duke shtuar shqetësimet për viruse që mund të përhapen nga mungesa e ujit.

India dhe Kina janë në mesin e shteteve të para që kanë dërguar ndihma humanitare. Mbrëmë, ShBA-të kanë njoftuar se kanë ndarë 9 milionë dollarë shtesë, duke i çuar në 10 milionë dollarë ndihmat amerikane. 

FLORIJE KAMBERI