Gjorgjievski: Komuna e Strumicës mbetet në BNjVL
Kryetari i komunës së Strumicës, Konstadin Kostadinov...

Kryetari i komunës së Strumicës, Konstadin Kostadinov, nuk e braktis Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisje Lokale. Përfaqësuesit e BNJVL-së dhe Kostadinovi, gjatë ditës së hënë kanë arritur marrëveshje që ai të tërheqë propozimin e tij për t’u larguar, tha kryetari i BNJLV-së, Orce Gjorgjievski, i cili u zotua se do t’u qëndrojë pas të gjithë kryetarëve të komunave për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet.
Në këtë drejtim, grupi punues në kuadër të BNJVL-së në ditët në vijim do të ndërmjetësojnë edhe për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes kryetarit të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovskit dhe përfaqësuesit e disa ministrive.
“Me kolegun tim Kostadinov, dje patëm debat ku bashkërisht vendosëm që komuna e Strumicës nuk do të largohet nga BNjVL-ja. Praktikisht do të dëshiroja ta përmbyll këtë çështje duke ju thënë se në BNjVL nuk ka ndarje, nuk do të ketë largime dhe BNjVL-ja mbetet e bashkuar. Bëhej fjalë për reagime të nxituara nga ana e dy kolegëve të mi, të cilët arritëm që t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet. Është zgjatur dora dhe u qëndroj afër të gjithë kryetarëve të komunave.”, - deklaroi kryetari i BNjVL-së, Orce Gjorgjievski.
Debat i organizuar nga BNjVL-ja, temat kryesore: Korrupsioni, digjitalizimi e transparenca
Gjorgjievski këto i tha para fillimit të takimit të 23-të të Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së i organizuar nga BNjVL-ja dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Lufta kundër korrupsionit, digjitalizimit, transparencë më e madhe dhe shërbime më cilësore komunale ishin ndër temat kryesore, të cilat u diskutuan.
“Në pjesën e parë të mbledhjes ne diskutuam rreth të arriturave që janë bërë deri më tani ku kemi konkluduar se në disa fusha keni bërë shumë hapa para, mirëpo ende ekzistojnë fusha për të cilat duhet punuar edhe më shumë. Për shembull, siç është lufta kundër korrupsionit, pasi që nga gjitha kontaktet që kam pasur, korrupsioni është shqetësim i të gjithë qytetarëve.”, - theksoi Jasna Gabriq nga Komiteti i përbashkët konsultativ.
“Është notuar ndoshta një nga problemet më të mëdha që kemi dhe ai është lufta kundër korrupsionit, ndërsa qëllimi i këtij komiteti është që praktikisht t’i dëgjojmë këshillat dhe rekomandimet e tyre për ta tejkaluar këtë problem kryesor që në është notuar derisa jemi rrugës për anëtarësim drejt BE-së.”, - u shpreh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Komiteti i Përbashkët Konsultativ është i përbërë prej 22 përfaqësuesve, 11 janë prej pushtetit lokal, ndërsa 11 prej partnerëve të BE-së. Përfaqësuesit e BNjVL-së paralajmërojnë se ky bashkëpunim do të përforcohet edhe më shumë dhe i njëjti do të japë rezultate më të mira në të ardhmen. (Rexhep Qamili, TVM2)
