Maqedoni
Realizimi i ndryshimeve kushtetuese, Mickoski: S’bëjmë asnjë hap pa marrë garanci
30.10.2024 15:51
Dorëzimi i një propozimi për amendamentet kushtetuese në Kuvend...

Dorëzimi i një propozimi për amendamentet kushtetuese në Kuvend përpara se të formohet një Qeveri në Bullgari, do të ishte një lëvizje “naive” e Qeverisë, vlerëson kreu i ekzekutivit, Hristijan Mickoski.
Një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte rrezikimin e plotë të integrimit evropian të shtetit, i cili është kaq i kërcënuar për shkak të aventurave të Qeverisë së mëparshme, tha ai. Për të bërë një hapë para, Mickoski pret që Bullgaria të jep sinjal.
“Një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte një rrezikim të plotë të integrimit tashmë të kërcënuar evropian, për shkak të aventurave të Qeverisë së kaluar. Duhet marrë çdo sinjal që të mund të shkojmë një hap më tej. Mund ta kishim bërë më herët nëse do të ishim fillestarë në këtë biznes. Ne nuk jemi as Bujar Osmani, as Mariçiqi, as Kovaçevski, që të jemi sylesh e naivë dhe t’i besojmë interesave të të tretëve. Interesi ynë janë qytetarët dhe shteti.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Duke folur për integrimet evropiane, për sa i përket kërkesave të mëtejshme potenciale në rrugën drejt Bashkimit Evropian, kryeministri tha se nuk do të bëhet asnjë hap i vetëm pa një fund të dukshëm. Do të bëjmë lëvizje, thotë Mickoski, vetëm kur ta shohim qartë fundin, përndryshe nuk do të bëjmë asgjë.
SANIJE DURAKU
