Ditët e hapura të Fondit për Sigurim Pensional

28.04.2015 16:42

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, në kuadër të ditëve të hapura të fondit, në parkun e Çairit u ka mundësuar qytetarëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë të informohen rreth stazhit të punës dhe të drejtave të tyre në këtë sferë...

“Ne mundohemi që në mënyrë të drejtpërdrejtë, jashtë sporteleve, jashtë godinave tona t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë, të siguruarve tanë në drejtim që ata të marrin informacione drejtpërdrejtë nga punonjësit tanë gjatë periudhave që kanë punuar për të drejtat e tyre në sferën e sigurimit pensional”- deklaroi drejtori gjeneral i Fondit Pensional dhe Invalidor, Amet Dauti.

“Jemi këtu për t’i dhënë informatat më të detajuara për të gjitha grupacionet të cilat janë pjesë apo anëtarë të shtyllës së dytë, apo të tretë, apo fare nuk janë anëtarë të Fondit Pensional të obliguar”- tha zëvendësdrejtori i MAPAS, Mentor Jakupi.

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti këtë aktivitet të Fondit Pensional, duke vlerësuar se kjo duhet të shërbejë si shembull që edhe institucionet tjera të jenë më afër qytetarëve. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)