Maqedoni

KE-ja publikon raportin e progresit për RMV-në, theksohen ndryshimet kushtetuese dhe reformat

30.10.2024 17:00

Komisioni Evropian publikon pakon e zgjerimit për vendet aspirante...

Komisioni Evropian publikon pakon e zgjerimit për vendet aspirante, si dhe raportet individuale shtetërore, mes tyre edhe për Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Evropian është më i madh dhe më i fuqishëm me përfshirjen e vendeve aspirante, tha diplomati i lartë i BE-së, Borrell.
 
“Kemi vënë Planin për Rritjen e Ballkanit. BE-ja nuk duhet vetëm të rritet, por edhe të forcohet. Duam t’i inkorporojmë fqinjët dhe të bëhemi më të fortë. Disa partner janë kompletuar me politikën e jashtme si të BE-së, si: Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnja.”, - deklaroi diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell. 
 
Në pjesën eurointegruese që i takon vendit tonë theksohet edhe njëherë se Shkupi zyrtar mund t’i hap grup-kapitujt me BE-në pasi të ketë përmbushur kushtin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë. Përskaj kësaj kërkese, nënvizohet edhe  nevoja e  përmbushjes së implementimit të marrëveshjeve me vendet fqinje, Bullgarinë dhe Greqinë. Sa i përket jurisprudencës, Komisioni Evropian, me rekomandim që t’i përshpejtohen reformat që lidhet me eurointegrimin.
 
“Maqedonia e Veriut paraqet shembull të mirë në ndërtimin e shoqërisë multietnike, por vendi duhet ta përforcojë besimin në sistemin gjyqësor, ta përshpejtojë tempon e reformave që ndërlidhen me BE-në, si dhe ta plotësojë obligimin për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese. Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me implementimin e reformave për anëtarësim në BE, para së gjithash, ato të klasterit “Vlerat fundamentale”, si reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, thuhet në propozim raportin e KE-së për RMV-në.
 
Raporti rithekson qëndrimin e Komisionit Evropian se politika e zgjerimit vazhdon të mbetet prioritet, që kontribuon në stabilitetin afatgjatë të rajonit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)