Orhan Murtezani: Me 18 nëntor takim bilateral mes qeverive të RMV-së dhe Kosovës në Prishtinë

30.10.2024 19:23

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani...

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se më 18 nëntor Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, do të zhvillojë një takim bilateral mes dy qeverive me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.

Sipas Murtezanit, kjo vizitë është një dëshmi e orientimit të qartë të qeverisë drejt bashkëpunimit rajonal dhe përforcimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke hedhur poshtë akuzat dhe shpifjet e opozitës shqiptare se qeveria e re është e orientuar nga Serbia.

“Ky është një hap konkret dhe i qartë ku ne do të jemi në Prishtinë,” theksoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon.