Zi në familjen e Alban Bushit, humb prindërit në aksident tragjik në Greqi
Prindërit e trajnerit të Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi...
Prindërit e trajnerit të Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.
Fugoni me targa PMX-8942, i drejtuar nga shtetasi grek 47-vjeçar Marios Simitliotis, u përplas me një makinë “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF, të drejtuar nga 75-vjeçari Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes, Ali Bushi dhe bashkëshortja e tij 71-vjeçare, Bukurije Bushi, humbën jetën, ndërkohë, drejtuesi grek i furgonit mbeti i plagosur lehtë dhe është arrestuar nga policia.
Dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i cili aktualisht luan rolin e kryetrajnerit te Kombëtarja shpresa e Shqipërisë.