Botë
Sulm ajror rus në një ndërtesë banimi në Harkiv
31.10.2024 11:02
Bombat e telekomanduara ruse kanë goditur një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Harkiv...

Bombat e telekomanduara ruse kanë goditur një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Harkiv në orët e vona të 30 tetorit, duke vrarë dy njerëz, përfshirë një fëmijë dhe duke i plagosur 34 të tjerë, thanë zyrtarët.
Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Siniehubov, tha se fëmija 11-vjeç ishte nxjerrë nga rrënojat me lëndime të rënda në kokë dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin. Më herët, kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, kishte thënë se "kemi të dhëna për një bombë të telekomanduar ajrore që ka goditur një ndërtesë të lartë. Ka viktima.
Ndërkohë, dje trupat ruse kryen një sulm masiv me raketa në rajonin e Odesës, tha Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale. Bombat e telekomanduara dhe raketat balistike u përdorën gjatë sulmeve, sipas kanaleve të Telegramit që monitorojnë situatën. Para sulmit, forcat ajrore të Ukrainës paralajmëruan për dronë të lëshuar nga forcat ruse në rajonin e Dnipropetrovskit.
