Maqedoni

Pyetje deputetësh në Kuvend, të parat në përbërjen e re parlamentare

31.10.2024 11:35

Kuvendi po mban mbledhjen e 18-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve..

Kuvendi po mban mbledhjen  e 18-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve, të cilat jenë të parat në përbërjen e re parlamentare pas konstituimit më 28 maj të këtij viti. Sipas Rregullores, pyetje për kryeministrin dhe ministrat të parët do të parashtrojnë deputetët e opozitës.
 
Sipas kryeparlamentarit, Afrim Gashi, rregullorja e re në Kuvend tani e tutje parasheh që partitë opozitare çdo muaj në seancën e parë, dy orët e para do të  kenë mundësi t’i parashtrojnë pyetje Qeverisë.