MBP, padi penale ndaj ish-ministres së Kulturës
Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal...

Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër ish-ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, mbi dyshimet se ka shpërdoruar me detyrën zyrtare duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 27 milionë denarë.
Ministria e Brendshme dyshon se Stojçevska në cilësinë e ministres ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike dhe ka shkelur marrëveshjen që paraprakisht ishte lidhur mes Qytetit të Shkupit dhe subjektit që do të kryente punimet në Sallën Universale.
Edhe pse ka pasur marrëveshje se të gjitha kompetencat i takojnë Qytetit të Shkupit për kryerjen e punimeve, ndërkohë subjekti nuk ka arritur t’i kryejë në kohë, Stojçevska në kundërshtim me të gjitha procedurat e diktuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike i ka bërë një pjesë të pagesës subjektit që nuk ka arritur t’i kryejë punimet në kohë. Shuma e mjeteve të lëshuara ka arritur deri në 27 milionë denarë apo rreth 30 për qind e vlerës totale të projektit për rikonstruimin e Sallës Universale.
“E denoncuara B.K.S., në cilësinë e personit zyrtar - ministre e zgjedhur në Qeverinë e RVM-së në Ministrinë e Kulturës, më datën 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën zyrtare. Sipas vendimit të miratuar të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Konkluzionit të Qeverisë së RVM-së për bartjen e së drejtës për rindërtim, zgjerim dhe ngritje të objektit ekzistues, Salla Universale në Shkup, si dhe pas një marrëveshjeje të lidhur për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella në mes të Qytetit të Shkupit si pronar dhe Ministrisë së Kulturës si investitor i ri, edhe pse Ministria ishte përgjegjëse për kryerjen e procedurave të nevojshme për dhënien e të gjitha kontratave të nevojshme për përfundimin e plotë të rindërtimit të objektit, edhe pse në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik ishte e detyruar të zbatonte një procedurë të re të prokurimit publik për zgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm për përfundimin e rindërtimit të objektit, në emër të Ministrisë së Kulturës.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andrevski.
