Shqipëri, Gonzato ia dorëzoi Ramës raportin e progresit
Edhe kryeministri i Shqipërisë ka pranuar raportin e progresit...

Edhe kryeministri i Shqipërisë ka pranuar raportin e progresit me vlerësimet dhe rekomandimet e radhës nga ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Rama e vlerësoi raportin si shumë pozitiv, ndërsa për Ganzaton shqetësim mbeten ndikimi politik në drejtësi dhe lirinë e medias.
“Sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit. Do të jemi gati ta ngremë flamurin në Bruksel brenda kësaj dekade. Deri në fund të vitit 2027, ne do të bëjmë punën që kjo të ndodhë. Nga puna dhe nga faktet e punës që vlerëson KE-ja te vendimmarrja për t’u ulur në tryezë ka edhe një nivel tjetër që është niveli polik. Vendimmarrjen politike ne s’e kemi në dorë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend që funksionon si në BE.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Shqetësimet mbeten sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor dhe mangësi sa i takon emërimeve bazuar në meritë të anëtarëve jo magjistratë në KLGj dhe në KLP. Korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe SPAK-u ka bërë një punë të mirë dhe me rezultate konkrete. Një tjetër fushë e rëndësishme është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres e sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet problematike të punës së gazetarëve.”, - deklaroi ambasador i BE-së, Silvio Gonzato. (Luljeta Ndoka, TVM2)
