Fitore dhe disfatë për vashat tona kundër Moldavisë, përfaqësuesja U19 mposhtet dy herë nga Bullgaria

31.10.2024 18:32

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë në konkurrencë të femrave...

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë në konkurrencë të femrave zhvilloi dy ndeshje kundër Moldavisë në kuadër të kampit stërvitor në Bansko të Bullgarisë (21 - 29 tetor). Përfaqësuesja jonë më e mirë në konkurrencë të femrave shënoi fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë falë golit të Yllza Maksutit, ndërsa me po të njëjtin rezultat, moldavet regjistruan fitore në ndeshjen e dytë.

Përfaqësuesja A dhe kryetrajneri Andov e shfrytëzuan këtë datë të lirë nga FIFA për tu përgatitur për ciklin kualifikues për Ligën e Kombeve tek femrat dhe Eliminatoret për Europianin e vitit 2026, që startojnë shkurtin e vitit të ardhshëm, ndërsa shorti i grupeve është caktuar për datë 7 nëntor në Nyon të Zvicrës.

Në qendrën stërvitore në Bansko, përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencë të femrave deri në moshën 19-vjeare zhvilloi dy ndeshje kundër përfaqësueses nikoqire. Në ndeshjen e parë, Bullgaria regjistroi fitore 1:0, ndërsa në ndeshjen e dytë bullgaret shënuan fitore 3:0.

Përfaqësuesja e udhëhequr nga Astrit Merko po përgatitet për turneun kualifikues në Portugali, që do të mbahet nga data 27 nëntor deri me datë 3 dhjetor në kuadër të Ligës “A”, raundi i dytë.