Gostivar, ndahen çmimet për biznes-ide më të mirë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, dhe drejtori i Zyrës së USAID-it për Zhvillim, Majkëll Stivejter, sot në Komunën e Gostivarit morën pjesë në ceremoninë për ndarje të çmimeve për biznes-ide më të mirë– garë e mbajtur ndërmjet nxënësve të vitit të fundit në shkollat e mesme në Gostivar...

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe panel-diskutimi mbi sfidat për sipërmarrësit në Maqedoni, panel ky i organizuar Këshilli Lokal Ekonomiko-social i Komunës së Gostivarit.
“Komuna e Gostivarit ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim me organizatat të cilat kanë ndihmuar shoqërinë e qytetit tonë”- deklaroi kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta.
Në fund, kryetari Bejta i falënderoi mentorët-profesorët e shkollave për ndihmesën e dhënë në këtë organizim, anëtarët e Komisionit për Vlerësim, si dhe anëtarët e Këshillit Ekonomik Social Lokal në Gostivar për organizimin e këtyre aktiviteteve në komunë.
Nga ana e tij, drejtori i Zyrës së USAID-it për Zhvillim, Majkëll Stivejter, theksoi se rinia e Gostivarit ka kapacitet për të zhvilluar zgjidhje inovative jo vetëm për qëllime biznesore, por edhe për të mirën e përgjithshme të Maqedonisë.
USAID-i u ka ndihmuar komunave që të themelojnë këshilla lokal ekonomiko-social, të cilët iniciojnë dhe të mirëmbajnë dialog publiko-privat mbi punësimin e të rinjve, nevojave të tregut të punës dhe përshtatjes më të mirë të shkathtësive të kërkuara në tregun e punës me ato që zhvillohen në shkolla. Këshilli i Gostivarit është një nga shtatë këshillat e themeluar në partner komunat të Rrjetit JES të Shtipit, Strumicës, Prilepit, Manastirit, Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit. (Lulzim Haziri, TVM2)
