Konfirmohet një rast i ri i gripit të shpendëve, virusi konfirmohet te një patë e ngordhur
01.11.2024 13:22
Një rast i ri i gripit të shpendëve...

Një rast i ri i gripit të shpendëve është konfirmuar në Shkup, pasi analizat laboratorike konfirmuan virusin në një patë të ngordhur në kompleksin “Shën Jovan” në Zllokuqan, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Megjithatë, virusi nuk u gjet në dy mostrat e mjellmave të testuara. Gjatë ditës nga vendi kapen shpendë shtesë, të cilët do të analizohen në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.
AUV-ja paralajmëron se virusi transmetohet kryesisht nga zogjtë shtegtarë, edhe pse njerëzit mund të infektohen nëse kanë kontakt të ngushtë me zogj të infektuar ose në mjedis shumë të kontaminuar.
