Koreja e Veriut teston raketë të re balistike

01.11.2024 13:01

Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike...

Koreja e Veriut  testoi  një raketë të re balistike ndërkontinentale. Mediat shtetërore të Veriut raportuan se raketa e testuar ishte me lëndë djegëse të ngurtë, "Huasong-19".

Raketa e lëshuar fluturoi më lartë se çdo raketë koreanoveriore deri më sot, sipas Koresë së Veriut, por edhe sipas ushtrive të Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilat e gjurmuan fluturimin e saj drejt hapësirës, para se ajo të binte në oqean mes Japonisë dhe Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut, "KCNA" e lartësoi atë si “raketa më e madhe strategjike në botë”.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia e identifikuan raketën dhe e dënuan lëshimin e saj, duke thënë se rrit tensionet.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, Shon Savet, e cilësoi lëshimin e raketës si “shkelje flagrante” të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe tha se ajo “rrit tensionet pa nevojë dhe rrezikon destabilizimin e sigurisë në rajon”.

Saveti tha se ShBA-ja do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e territorit amerikan dhe të aleatëve të saj, Koresë së Jugut dhe Japonisë.