Gara presidenciale në ShBA drejt fundit, amerikanët do të votojnë më 5 nëntor

01.11.2024 14:46

Kandidatët presidencial amerikan, Kamala Haris dhe Donald Tramp...

Kandidatët presidencial amerikan, Kamala Haris dhe Donald Tramp, po zhvillojnë tubimet e fundit elektorale, në prag të zgjedhjeve të 5 nëntorit. Dy rivalët kanë mbajtur tubime në Nevada, ku nuk kanë munguar akuzat e ndërsjella.

“Nëse do të zgjidhet Trampi, në ditën e parë do të hyjë në atë zyrë me listën e armiqve. Kur të zgjidhem unë do të hyjë me listën e detyrave në emrin tuaj. Në kreun e listës sime do të jetë ulja e shpenzimeve jetësore.”, - deklaroi kandidatja për presidente të ShBA-së, Kamala Haris.

“Të martën duhet të ngrihesh dhe t’i thuash Kamalës mjaft, ajo është e tmerrshme, më e keqja që ekziston. Ditën kur do ta marr funksionin përfundon invazioni i migrimit, fillon rindërtimi i vendit tonë.”, - theksoi kandidati për president i ShBA-së, Donald Tramp.

Derisa fushata po shkon drejt fundit, anketat për rajonin e Miçigenit tregojnë se Kamala Haris ka 1% rejting më të lartë se kundërkandidati i saj, Tramp, përkatësisht 47% e qytetarëve janë deklaruar se do të votonin për Harisin, derisa 46 për Trampin. (Gyltene Sinani, TVM2)