Propozim - buxheti për vitin 2025 dërgohet për shqyrtim në Kuvend
Propozim - buxheti për vitin 2025 është dërguar për shqyrtim...

Propozim - buxheti për vitin 2025 është dërguar për shqyrtim në Kuvendin e Maqedonisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, tha se propozim - buxheti për vitin e ardhshëm parasheh investime të mëdha kapitale, diçka që qytetarët nuk kanë mundur ta shohin me qeveritë tjera.
Rreth 800 milionë euro të vitit pasues do të ndahen për ndërtimin e shkollave, spitaleve, çerdheve, konvikteve studentore etj, tha Kocovska, sipas të cilës 50 miliardë denarë janë për investime kapitale.
Ajo përmendi autostradat e papërfunduara, për të cilat tha se paratë janë dhënë, por puna në terren nuk duket.
“Kemi miratuar mjete për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë. Këto janë kredi më ndryshe nga ajo që mund të themi tani, projektet për Korridorin 8 dhe 10, miratuar që nga viti 2021. Tani shtrohet pyetja, pse nuk ka filluar realizimi i këtyre projekteve? Kjo është vetëm një tregues që na bën të qartë se nuk kanë pasur asnjë lloj interesi për realizimin e investimeve kapitale. Ka qenë shumë më lehtë që këto 23 miliardë, 30 miliardë transfere të derdhen në ndërmarrjet publike, shoqëritë aksionare, shkatërrimin e atyre shoqërive etj., etj.. Prandaj sot kemi probleme shtesë, të cilat i kanë krijuar. Pra, kjo është ajo që ne përpiqemi ta ndryshojmë.”, - deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
Në propozim-buxhetin për vitin 2025 parashihen edhe mjete për rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Në lidhje me pagat thamë se ka rritje prej tre miliardë e gjysmë rritje, në prapashtesën për pagat, dy miliardë kemi rritje për bllok dotacionet, kjo tashmë është për arsimin më tepër. Në pjesën e Fondit Shëndetësor kemi rritje prej 5.2 miliardë denarëve, të cilat duhet t’i rrisin më shumë pagat për punonjësit shëndetësorë. Gjithashtu dy miliardë denarë do t’i ndahen Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Këto janë mjete, që siç do të rriten pensionet, do të ndahen me përqindje mjetet.”, - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
Ndërkohë Koçoska tha se për transfere sociale ka rritje për 500 milionë denarë në përputhje me Rebalancin e Buxhetit dhe shfaqi shpresë se mjetet e dedikuara për këtë kategori do të ndahen në mënyrë të drejtë. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
