Prokuroria themelore – Shkup hapi lëndë për drejtorin e ASK-së, Hristovski
Prokuroria Themelore Publike në Shkup...

Prokuroria Themelore Publike në Shkup hapi lëndë pas një kallëzimi penal anonim kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.
“Në Prokurorinë Themelore Publike - Shkup është dorëzuar kallëzim penal anonim, i cili i është caktuar prokurorit publik dhe është duke u vepruar.”, thonë nga Prokuroria.
Kallëzimi ka të bëjë me certifikatën TOEFL nga shkolla bullgare “Julia”, certifikatat e së cilës janë deklaruar të falsifikuara. Pasi LSDM-ja opozitare kishte kërkuar hetim të rastit nga ana e Prokurorisë, nga kjo e fundit patën deklaruar se do të presin vendimin e Komisionit kundër Korrupsionit.
Ndërkohë Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, javën e kaluar hapi lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së, pasi tek Antikorrupsioni ka arritur ankesë anonime në të cilën ka shkruar se ai gjoja nuk i përmbushë kushtet për të qenë drejtor.
