Shkup, Kuvendi gjeneral për promovimin e turizmit

01.11.2024 17:59

Agjencia për promovimin e turizmit ka mbajtur Kuvendin gjeneral...

Agjencia për promovimin e turizmit ka mbajtur Kuvendin gjeneral për promovimin e turizmit, me theks të veçantë, atë malor dhe turizmin alternativ. Për udhëheqësit e kësaj agjencie, hartimi i strategjisë së re për mënyrat e turizmit është e një rëndësie të veçantë për vendin si destinacion atraktiv për turizmin.

Turizmi malor është një nga sektorët më profitabil të ekonomisë së vendit dhe në këtë drejtim institucionet e vendit duhet të kenë vëmendjen e veçantë, sepse 80 për qind e hapësirës së vendit tonë është e mbuluar me male, u tha në këtë Kuvend.

“Kjo nënkupton për një ngjarje shumë të rëndësishme edhe për Maqedoninë në përgjithësi, e në veçanti për turizmin në vendin tonë. Në strategjinë e re të cilën duhet ta hartojmë, do të përfshihen edhe mënyrat alternative të turizmit. Turistët çdoherë ndjehen mirë kur pranë tyre kanë një udhëheqës profesional turistik.”, - deklaroi  drejtoresha e Agjencisë për promovim të turizmit, Biljana Stefanovska.

“Për herë të parë, pas 1 dekade punë të udhëheqësve profesional të turizmit malor, të marrë vëmendjen institucionale. Turizmi në vend është sektori më serioz dhe më profitabil për vendin. Ne duhet t’i kushtojmë rëndësi turizmit malor, sepse vendi ynë është i përbërë prej rreth 80 për qind me hapësirë malore.”, -  theksoi Konstandin Civiridis nga Asociacioni i udhëheqësve profesional turistik të Maqedonisë.

Promotorët ndërkombëtarë të turizmit malorë mbetën të impresionuar nga vullneti për të investuar në promovimin e bukurive malore të Maqedonisë së Veriut.

“Unë kur vij në Maqedoni çdoherë mundohem t’i përcjell ndjenjat e alpeve të Zvicrës dhe jam i impresionuar me vullnetin e vendit tuaj, për ta promovuar turizmin malor. Kjo është mundësi e mirë që secili kemi mundësi të mësojmë diçka nga pala tjetër.”, - u shpreh Jans Parej. 

Ky manifestim mbahet për herë të parë në vendin tonë, ndërsa Shkupi është nikoqir i këtij eventi treditor, ku do të jepen ide dhe vizione të qarta se si të promovohet turizmi malor i Maqedonisë në hartën evropiane. (Fitim Kryeziu, TVM2)