Maqedoni
Parashikimi i motit
02.11.2024 12:21
Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike...

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit, erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior, veçanërisht e theksuar gjatë natës drejt së dielës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 9°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26°C.
Në Shkup paradite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here do të përforcohet në pjesë të luginës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24°C.
