Ilmi Selami, zëvendësministër i ri i Mbrojtjes
Deputetët, sot me 70 vota kanë mbështetur emërtimin e Ilmi Selamit në pozicion e zëvendësministrit të Mbrojtjes, i cili vjen si kuadër i BDI-së...

Kryeministri, Nikolla Gruevski, tha se bëhet fjalë për kuadër i cili një periudhë të gjatë është i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe e njeh mirë këtë dikaster.
“Nga viti 2008 është në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe mirë e njeh këtë dikaster. Duke pasur parasysh përvojën e tij, besoj se Ilmi Selami me sukses do ta kryej funksionin e zëvendësministrit të Mbrojtjes”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Ilmi Selami ka diplomuar në shkencat politike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Më herët e ka drejtuar Komisionin Shtetëror për Anti-korrupsion dhe më pas këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai në pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes vjen në vend të Arben Labënishtit, i cili dha dorëheqje në shenjë pakënaqësie me politikat partiake. (Naim Ramadani, TVM2)
