Maqedoni

Reformat në sistemin pensional, Sabriu: S’ka shtyerje të moshës për dalje në pension

02.11.2024 13:41

Në arkën e fondit pensional për pagesa të pensioneve për vitin 2025...

Në arkën e fondit pensional për pagesa të pensioneve për vitin 2025 qevria do të transferoj 400 milion euro. Rritje të pensioneve do të ketë edhe në muajin mars në mënyrë lineare, në vlerë prej 2500 denarë për të gjith 340 mijë pensionist të vendit. 
 
Sabriu: Shqyrtohet metoda pagë plus pension
 
Shtyerje të moshës së daljes në pension nuk do të ketë thotë sekretari shtetëror në MPPS Fatmir Sabriu por që në shqyrtim është mundësia që të vihet në funskion metoda pagë plus pension dhe jo kontratë në vepër plus pension me qëllim të arkëtimit të të hyrave nëpërmjet kontributeve që do të sigurojnë nga pagat e pensionistëve. 
 
“Shtyerja e moshës nuk është objekt i diskutimeve por ne kemi paraparë jemi duke bërë projeksione të tjera dhe e kemi projektin pension plus pagë, që nënkupton të gjithë ata punëtorë që i kanë plotësuar kushtet e pensionimit vazhdojnë të punojnë në profesione deficitare dhe në të njejtën kohë marrin pensionin. Kjo bëhet për arsye sepse kemi gjetur që ka shumë raste ku puntorët pas daljes në pension vazhdojnë të marrin pension dhe janë në tregun e punës por jo përmes fondit pensional por me kontrata në vepër”, u shpreh Fatmir Sabriu, sekretar shtetëor në MPPS. 
 
Sabriu: Shtylla i ka 607 mijë anëtarë 157 miliardë den.
 
Shtylla e dytë e fondit pensional aktualisht ka 157 miliardë denarë prej të cilave 70 përqind janë të investuara në fletobligacione dhe 30 përqind në aksione të ndryshme. Mjetet nga shtylla e dytë janë personale dhe do të mund të shfrytëzohen pas daljes në pension apo në rast fatkeqësie mjetet do të mund t’i shfrytëzoj trashëguesi. 
 
“Nga kontributi pensional i cdo qytetari që paguan kotnribut pensional dhe është anëtar në shtyllën e dytë 6 përqind të kontributit nga paga e tij bruto ndahen për shtyllën e dytë dhe është në kondicion të mirë dhe 157 miliard denarë është vlera neto e kësaj shtylle dhe ka 607 mijë antar, dhe tani me ekspert të mappas jemi duke shqyrtu mudnësi që të ndryshojmë zgjidhjen ligjore për investime të këtyre mjeteve sepse keto mejte nga paga e punonjësve shkojnë tek pensionet private kapitale të sigurimeve dhe më pas investohen” , theksoi Sabriu.  
 
Në buxhetin e vitit 2025 është paraparë që të ketë rritje të shumës së ndihmës sociale nga 10 deri në 30 përqind duke i bashkangjitur projektet për aftësimin e tyre për tregun e punës. Rritje do të ketë edhe për ndihmën sociale që marrin familjet që kanë fëmijë me nevoja të vecanta. 
 
GAZMEND REXHEPI