Maqedoni

Vrasje në Haraçinë, arrestohet një i dyshuar, tjetri në arrati

02.11.2024 15:11

Policia arrin të arrestojë njërin nga vrasësit e 50 vjeçarit...

Policia arrin të arrestojë njërin nga vrasësit e 50 vjeçarit, banorë i Haraçinës, me çrast rëndë i lënduar mbeti djali i tij 19 vjeçar. Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 19 –të në Haraçinë pasi dy persona nga një veturë e markës Audi kanë shtënë në drejtim të viktimës dhe djalit të tij, të cilët nga plagët e marra janë transferuar në spitalin Nënë Tereza.
 
I mbijetuari po lufton për jetën. Nga policia njoftojnë se janë në kërkim të të dyshuarit të dytë.
 
“Ndaj tyre është gjuajtur me armë zjarri nga dy persona, të cilët kanë qenë me veturë audi. Policia e SPB Shkup, gjatë natës, ka arrestuar njërin nga dy personat që kanë marrë pjesë në të shtënat me armë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike sot do të dorëzohet kallzim penal dhe do të nxirret para gjykatës. Për personin e dytë është lëshuar fletëarrest dhe po merren masa për gjetjen e tij”, u shpreh drejtues i sektorit për marrëdhënie me publikun në MPB, Goce Andreevski.
 
Trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Prokuroria po punon me materialet dhe gjurmët e mbetura në vendngjarje si dhe videoixhirimet. Motivi i vrasjes sipas tyre ka qenë mos larja e huave.
 
“Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmët dhe provat, po shqyrtohen edhe video inçzimet nga kamerat e sigurisë. Ndaj trupit të personit të pajetë do të bëhet obduksion. Informacionet e para flasin se motivi i vrasjes kanë qenë raportet e papastruara të huasë”, thonë nga Prokuroria Themelore e Shkupit.
 
Vrasje në Shtip, vret partneren dhe dorëzohet në polici
 
Mbrrëmë njashtu është tronditur dhe Shtipi. Vritet një grua 29 vjeçare nga partneri i saj F.Z 25 vjeç, në afërsi të shtëpisë. Vrasjen e ka paraqitur në polici vetë vrasësi, i cili ende po mbahet në arrest. Ndërkaq, në vendngjarje ekspertzë ka kryer edhe Prokuroria Themelore e Shtipit, me çrast trupi i së ndjerës është marrë për ekzaminim. Ende nuk janë zbuluar motivet e vrasjes.
 
MERAL ISMAILI