Maqedoni

Korridori 10, Nikollovski: Do të ringjallë ekonominë

02.11.2024 16:03

Ndërtimi i korridorit dhjetë, prioritet i qeverisë. Autostrada 40 kilometërshe Prilep - Manastir...

Ndërtimi i korridorit dhjetë, prioritet i qeverisë. Autostrada 40 kilometërshe Prilep  - Manastir pjesë e korridorit 10 pritet të jetë gati për tre vite e gjysëm, deklaroi ministri për transport dhe lidhje Aleksandar Nikollovski nga vendi ku po zhvillohen punimet e nisura tanimë një javë, e që do të shkurtojnë rrugën Shkup - Prilep për një orë e dhjetë minuta, ndërkaq deri në Manastir edhe njwzet minuta të tjera.
 
“Kjo është një autostradë që shpie në dy qendra të mëdha në Maqedoni, në Prilep dhe Manastir, dhe prej këtu shpie në kufirin me Greqinë, që nënkupton hapje të plotë sikurse për turizimin por edhe ekonominë. Parashikohet ringjallje e ekonomisë në rajonin e Pellagonisë, performansat e mira ekonomike këtu po rindërtohen”, u shpreh ministri për transport dhe lidhje Aleksandar Nikollovski
 
Trajanovski: Janë tejkaluar gjitha kontestet
 
Sipas Koce Trajanovskit, drejtori i Ndërmarjes për Rrugë Shtetërore, janë tejkaluar gjitha kontestet dhe kompania Behtell dhe Enka pa problem mund të realizojë punimet.
 
“Ne po e udhëheqim këtë proces. Na ndihmuan të zgjidhim problemet, që Behtell dhe Enka të kryej punimet. Ne tani jemi një hap para Behtell dhe Enkas. Nëse paraprakisht, Behtell dhe Enka kanë pritur pasi nuk ishte i zgjidhur ekspropriimi, deminimi, tani kjo është zgjidhur dhe nuk do të paguajmë penale, por përkundrazi Behtell dhe Enka do të duhet të na ndjek neve. Kjo është shumw mirë për Maqedoninë, pasi flet për funksionimin e Qeverisë si ekip dhe ja rezultatet”, theksoi Koce Trajanovskit, drejtori i Ndërmarjes për Rrugë Shtetërore.
 
Traseja e autostradws Prilep - Manastir do të shtrihet përgjatë magjistrales aktuale që lidh dy qytetet. Me autostradën pjesë e Korridorit dhjetë do të lidhen të gjitha fshatrat e këtyre rajoneve nëpërmjet nënkalimeve dhe mbikalimeve si dhe 5 nyjeve rrugore.
 
MERAL ISMAILI