Maqedoni

Zgjedhjet në SHBA, si ndryshon situata për ukrainën!

02.11.2024 18:15

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA priten me interes të madh jo vetëm brenda kufijve të saj...

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA priten me interes të madh jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë tyre.

Ukraina – mbrojtja e sëcilës kundër Rusisë varet shumë ng ambështetja ushtarake, financiare dhe diplomatike e SHBA-së – mund t’i ndiejë efektet më shumë se çdo vend tjetër i huaj.

Kamala Harris është zotuar të vazhdojë politikën e Bidenit për ta ndihmuar Ukrainën, duke shprehur qartë dëshirën e saj për ta parë Rusinë të mposhtur.

Rivali saj republikan Donald Trump sakaq e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, duke thënë se Europa duhet ta mbajë pjesën më të madhe të barrës në  mbështetjen për Kievin kundër pushtimit rus, si dhe e ka vënë në dyshim të ardhmen e NATO-s.