Futboll
Statistika, dyshja tetovare më e rrezikshmja në LPFM
02.11.2024 18:18
Besart Ibraimi dhe Fiton Ademi po udhëheqin sulmin e Shkëndijës me golat e tyre...
Bashkë kanë shënuar një total prej 12 golash, si asnjë dyshe tjetër në 12 javë kampionat.
Ibraimi kryeson listën e golashënuesve me 7 gola në total. Gjorgjievski i Sileksit dhe Ivkoviq i Brerasë, janë ndjekësit më të afërt nga sulmuesit aktual të LPFM-së. Sulmuesi i afruar verën e fundit nga Struga TL, numëron 5 asistime plus. Ibraimi në ndeshjen e fundit me Besën, përpos që tundi rrjetën ia doli të jetë edhe asistues gola.
Ndryshe nga Ibraimi, Fiton Ademi në këto 12 javë të para ka shënuar 5 gola, po ai për momentin në gjashtë ndeshjet e fundit të Shkëndijës, nuk ia ka dalë të gjejë golin kundërshtar.
Dyshja e dytë më e mirë është ajo e Sileksit, Marko Gjorgjievski dhe Alic që së bashku kanë shënuar 10 gola, po aq sa kanë edhe sulmuesit e Brerës, Ivkovic e Martin Gjorgievski. Dyshja terovare janë një prej arsyeve pse Shkëndija po bën kaq mirë. Aktualisht kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në LPFM me 1 pikë më pak se kryesuesi Rabotnicki.