Formula 1

Martin i afrohet titullin kampion në MotoGP

02.11.2024 18:25

Në pistën e Sepang të Malajzisë, u zhvillua sot gara sprint në MotoGP

Në pistën e Sepang të Malajzisë, u zhvillua sot gara sprint në MotoGP, ku fitues doli piloti spanjoll Jorge Martin. Një triumf që e afron edhe më shumë me titullin e parë kampion në karrierë.
 
Piloti i Ducati Pramac mori që në fillim kryesimin e garës dhe përfitoi nga një rrëzim i rivalit të tiị kryesor, italianit Francesco Bagnaia për ta thelluar diferencën në renditjen e përgjithshme.
 
Martin ka 29 pikë avantazh në renditje, ndërkohë që përveç garës nesër në Sepang janë edhe dy gara të tjera për t’u zhvilluar.
 
Nëse arrin të fitojë të dielën spaku 9 apo më shumë pikë  se Bagnaia, atëherë spanjolli  shpallet që nesër kampion bote.