Maqedoni
Tetovë: sinjalistika rrugore, vetëm në letër
03.11.2024 14:50
Po thuajse në të gjitha rrugët në Tetovë, janë fshirë shenja horizentale...

Po thuajse në të gjitha rrugët në Tetovë, janë fshirë shenja horizentale dhe ato pak që shihen janë nga Sheshi i Tetovës. Komuna e Tetovës, thotë se vitin që vjen do të rrit buxhetin. Zëdhënsja Besarta Ramadani, tha se para shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë janë shënuar shenjat horizentale, por objektivi i kamerës sonë nuk kapi ndonjë pamje ku shihet se para shkollave ka shenja horizentale.
“Sa i përket shënimit të shenjave horizentale në Komunë e Tetovës, është një proces e sipër që punohet kohë pas kohe. Sigurisht, shenjëzimi së fundmi është bërë afër shkollave të mesme dhe fillore në Tetovë, aty janë shenjëzuar vendkalime për këmbësor. Bëhet fjalë si Gjimnazi i Tetovës, shkolla e Mjekësis dhe ajo ekonomike por edhe në shkollat fillore. Këtë vit kemi pasur tenderimin për vendosjen e shenjave horizentale dhe sigurisht vitin e ardhshëm do të parashihet një buxhet shumë i madh”, u shpreh Besarta Ramadani, zëdhënësja e komunës së Tetovës.
Dënohen 150 këmbësorë dhe 130 shoferë
Nga SPB-Tetovë, thonë se janë dënuar mbi 150 persona që nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit kryesisht vizë-bardhat këmbësoret, ndërsa kanë dënuar edhe 130 vozitës të cilët nuk kanë dhenë përparsi kalimi këmbësorve.
“SPB-Tetovë, ka shqiptuar mbi 150 masa të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik gjegjësisht, të cilët kanë kaluar jashtë vizbardhave dhe jo tek shenjat për këmbësor, ato nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore semaforët janë shqiptuar dënime dhe ftesa për të marrë pjesë në ligjerata ku u tregohet në mënyrë pragmatike se si kanë përfunduar këmbësore në raste ku nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit. Gjithashtu janë shqiptuar edhe mbi 130 raste ndaj shoferve të cilët nuk kanë dhënë përparsi kalimi këmbësorve nëpër viz-bardha dhe semafor të gjelbërt për këmbësor”, theksoi zëdhënësi i SPB-Tetovës, Fatmir Rexhepi.
Ndryshe, si pasoj e mos respektimit të shenjave dhe mos përshtatjes së shpejtësis nga vozitesit sipas kushteve të rrugës muajin e kaluar mbeti i vdekur një person në Tetovë, duke kaluar rrugën tek rreth-rrltullimi tek ish-Monopoli.
VISAR SADIKI
