Maqedoni

Universitetet nën thjerrzën e inspektoratit, Janevska: Janë konstatuar disa parregullsi

03.11.2024 15:36

Mbikqyrja inspektoriale në univerzitete dhe institucione...

Mbikqyrja inspektoriale në univerzitete dhe institucione të arsimit të lartë ka konstatuar probleme dhe parregullsi. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, në intervistën për Evropnë e Lirë.
 
Sipas Janevskës inspektimi akoma nuk ka përfunduar ndërsa janë shqiptuar udhëzime për menjanimin e disa mangësive të konstatuara.
 
“Procesi për fat të keq akoma nuk është kompletuar por ne gradualisht vërtetojmë një pas një parregullsitë. Kemi zgjedhje jolegale të dy profesorëve në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës dhe atje inspektimi akoma po vazhdon. Kemi probleme në Univerzitetin "Apostoll Pavle" edhe atje janë konstatuar parregullsi. Problem serioz kishte në Univerzitetin në Strugë, atje e mbyllëm drejtimin për shkenca mjeksore. Këto janë procese që zgjasin dhe të cilat janë akoma në fazë të analizave sepse edhe Ligji për inspektoratin arsimor jep udhëzime të caktuara si duhet të punohet. Për disa lëshime thuhet se duhet të menjanohen në afat të caktuar, pastaj Inspektorati i Arsimit kontrollon nëse janë menjanuar ato parregullsi apo jo. Nëse nuk janë menjanuar pasojnë dënime”, u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska,.
 
Janevska nuk precizon nëse pas përfundimit të inspektimit mund të pasojë mbyllja e ndonjë, programi studimor, fakulteti apo Univerziteti në tërësi.
 
“Në këtë moment nuk mundem të them nëse do të mbyllen, por Inpektimi do të tregojë se çfarë do të duhet të bëhet atëherë kur do të përfundojë mbikqyrja”, theksoi Janevska.
 
Ajo njoftoi se si pasojë e parregullsive deri më tani kanë mbyllur dy institute shkencore ndërsa në vijim e sipër është mbyllja edhe e dy institutive të tjera.
 
FLORIE BELULI KAMBERI