Futboll

LPFM – golat, më shum gola shënohen në pjesën e dytë

03.11.2024 15:47

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si trajnerët duan të ndërtojnë lojën...

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si trajnerët duan të ndërtojnë lojën dhe cilët lojtarë marrin më shumë përgjegjësi në iniciativën për të luajtur topin, për të krijuar aksione të rrezikshme e më e rëndësishma është finalizimi gjatë një ndeshjeje.
 
Tani më kur ka nisur faza e dytë e garave në elitën e futbollit vendor, kemi bërë një vështrim të statistikave se nga cila deri në cilën minutë futbollistët që luajnë futboll në elitën vendore kanë bërë gol. Nga gjithsej 166 gola, sa janë shënuar në 12 javët e këtij sezoni 88 ose 50% e tyre janë shënuan  në fraksionin e dytë, Në pjesën e parë janë shënuan 66 gola.
 
Në sulmuesit po ashtu më efikas kanë qenë në kohat shtesë pas përfundimit të 90 minutava, ku kanë shënuar 8 ose 4 më shum se në kohën shtesë  pas përfundimit të pjesës së parë të një ndeshje. Shkëndija dhe Gostivari me 12 gjegjësisht 10 gola të shënuar, janë skuadrat më efikase në fraksionin e dytë, ndërsa Sileksi dhe kampionët aktual Struga TL me 12 gjegjësisht 10 gola, kanë sulmin më të mirë në pjesën e dytë.
 
Më pak gola në të dyja franksionet kanë shënuar Tikveshi 4 si dhe Vardari e Pelisteri nga 7. Kampionët në fuqi Sruga TL, në asnjë prej kohëve shtesë nuk ia ka dalë të shënojë gol. Ndërsa kur do ti kishim ndarë nga pozitat e futbollistëve nga këto 166 gola, 110 prej tyre I kanë shënuar sulmuesit detyra e të cilëve është për të bërë gol. Por për dallim nga mesfushorët, futbollistët mbrojtës kanë qenë më preciz dhe ia kanë dalë të bëjnë 26 gola ose 2 më shum se mesfushorët. 
 
Skëndija, Sruga TL dhe Besa, kanë mbrojtësit më të spikatur që kanë shënuar nga 4 gola, ndërsa mesfushën më efikase e kanë Brera me 5 dhe Gostivari me 4 gola të shënuar. Nga këto dy reparte vetëm ato të Tikveshit, nuk ia kanë dalur të bëjnë gola në 12 ndeshjet e parë të këtij sezoni.