Basketboll

NBA, Oklahoma mundi Klipersat në shtëpi

03.11.2024 15:51

Skuadra e Oklahomës, që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit me 105-92...

Skuadra e Oklahomës, që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit me 105-92, e fitoi përballjen me Los Angeles Clippers Për skuadrën nga qyteti i dritave ishte kjo humbja e tretë me radhë. Clippers, të drejtuar nga Norman Powell, shum mirë e hapën ndeshjen dhe në mesin e çerekut të dytë kishin avantazhin 47-35, por pjesa e dytë iu takoi mysafirëve.
 
Deri tek fitorja e gjashtë në po aq ndeshje Oklahomën, në parket e drejtoi Shai Gilgeous-Alexander me 25 pikëoena, ndërsa Poëell i LA Clippers, u ndal në 24 pikë.
 
Serinë e fitoreve në fillim të këtij sezoni në NBA, e ka vazhduar skuadra e Cleveland. Këta  vijojnë të jenë lider në Konferencen e Lindjes pas fitores në sekondën e fundit naj Milëaukee me shifrat 114-113. Donovan Mitchell me 30 pikë ishte lider për Cavaliers, ndërsa 75 pikët e dyshes Lillad - Antetokounmpo mbetën për statistikë. Kështu Milëaukee, në fillim të sezonin ka rënë poshtë në përpjestimin fitore humbje në 1:5. 
 
Fitojnë edhe kampionët e Boston, që triumfuan me 113-103 në fushën e Charlotte.Pas kohës shtesë fiton ekipi i Golden State, që mundi 127-121 Houston.Rikthehet te fitorja ekipi i Denver, që mundi 129-103 Utah Jazz.