Sportet E Tjera
Bagnaia shtyn për në garën e fundit titullin kampion
03.11.2024 15:53
Bagnaia, deri tek fitorja e tij e 10-të në këtë sezonë erdhi me 3.141 sekonda...
Bagnaia, deri tek fitorja e tij e 10-të në këtë sezonë erdhi me 3.141 sekonda kohë më të shpjesë se i dyti spanjoli Jorgea Martin (Ducati-Pramac), kështu që vendimi për kampionin e ri botëror në Moto GP është anuluar për në garën e fundit.
Ishte kjo një garë e dominuar nga kampioni i botës në fuqi, por kryesuesi i renditjes, spanjolli Jorge Martin me Ducati Dramac, u klasifikua i dyti dhe tashmë ka 24 pikë avantazh ndaj Bagnaia. Spanjoli është në avantazh para garës së fundit, pasi ai mund të humb titullin vetëm nëse italiani tiumfon dhe ky nuk do fitonte më shumë se 1 pikë.
Në vendin e tretë u rendit italiani tjetër Enea Bastianini me Ducati. Ndaj, gjithcka do të vendoset më 17 nëntor në Barcelona, pasi gara e fudit për çmimin e madh të Valencias, për shkak të vërshimeve është anuluar.
Në klasin e Moto2 dhe Moto3, që më herët është e njohur se japonezi Ai Ogura (Boscoscuro) dhe kolumbiani David Alonso (CFMoto Aspar), kanë siguruar titullin e kampionit.