Maqedoni

Strugë, hapet panairi i bizneseve atizanale

03.11.2024 16:06

Në Strugë u mbajt panairi i bizneseve të ushqimit në të cilin bizneset e vogla...

Në Strugë u mbajt panairi i bizneseve të ushqimit në të cilin bizneset e vogla shfaqen ofertat dhe shërbimet e tyre para qytetarëve dhe bashkpuntorëve. Ky panair u organizua nën organizimin e Komunë së Strugës dhe Këshillit Komunal. 
 
“Struga sot është në festë është hera e parë që organizojmë, Struga ka një etnikum të përzier ku gjashtë përkatësi, etnitete jetojnë në harmoni të plotë. Evenimenti i sotëm ka promovimin e bizensit të vogël ku sot po marrin pjesë 30 biznese, ku marrin prej gjithë Maqedonisë, ku një pikë të vecantë i drejtohen grave të cilat merren me biznese të vogla dhe artizanate”, u shpreh kryetarja e Këshillit komunal Arbresha Vlashi.
 
Pjesëmarrësit shprehen të vlersuar për këtë ftesë pasi u jepet mundësia e promovimit të biznesit të tyre. Ata promovuan bizneset me ushqime tradicionale dhe artizanale.
 
“Ne kemi mjaltin cilësor edhe cilësinë e kemi shumë të mirë, promovojmë llojet e mjaltit”, theksoi pjesmarrësi.
 
“Është një dëshirë të shofim se cka dicka tradicionale, ushqimet tona janë sheqerapre, baklava dhe tantule, një traditë e gjysheve tona”, u shpreh pjesmarrësi. 
 
Ky panair zgjati një ditë pasi ishte hera e pare. Nga organizatorët mendojnë se do mbesë traditë, ku cdo vit bizneset do kenë mundësi për të promovuar produktet e tyre artizanale!
 
FITORE