Botë
SHBA, gara për zgjedhjet e 5 nëntorit drejt fundit
03.11.2024 16:45
Gara zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Gara zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkon drejt përfundimit. Lufta në Ukrainë, imigracioni, ekonomia, korrupsioni janë ende çëshjte vendimtare për përcaktimin e votuesve.
Donald Trump dhe Kamala Harris, kandidatët për Presidentë, njoftuan mbështetjen për institucionet demokratike dhe luftën kundër korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, kandidatja demokrate Kamalla Harris premtoi se nëse zgjidhet presidente e Shteteve të Bashkuara, do të mbrojë të vlerat demokratike dhe sigurinë në rajon.
“NATO dhe BE bazohen në vlera të përbashkëta demokratike, duke përfshirë institucione të forta, të pavarura dhe të përgjegjshme. Vlerat tona gjithashtu mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e qytetarëve dhe vendeve për të shprehur lirisht identitetin e tyre kombëtar”, tha zëdhënësi i fushatës së Harris për Zërin e Amerikës.
Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump premtoi bashkëpunim ekonomik dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Ai kritikoi politikën e jashtme të Biden në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke e quajtur atë pasive.
“Politika e jashtme e administratës së Bidenit në Ballkan është shënuar me mosveprim, premtime boshe dhe mungesë angazhimi për të kuptuar vërtetë sfidat unike të rajonit. Në vend që të zbatohen nisma të rëndësishme ekonomike dhe të rritjes në vende si Greqia, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia, për të mbështetur këto vende në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe integrimin në BE, administrata Biden ka zgjedhur një qasje pasive." ka deklaruar Christos Marafatsos, nënkryetar i Koalicionit Kombëtar të Presidentit Trump për Diversitet, për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
Rezultatet e zgjedhjeve priten me padurim nga amerikanët, por edhe nga banorët e Evropës. Lidhjet e ngushta mes dy kontinenteve, sipas analistëve, padyshim do të jenë më të forta ose më të dobëta në varësi të rezultatit të 5 nëntorit.
“E dini, mundë të jepni kaq shumë para ukrainasve. Unë jam ukrainas dhe besoj, e dini, në mbështetjen e vendit tim, por megjithatë duhet të ketë kufizime për disa gjëra”, u shpreh qytetari.
“Nuk i besova Trumpit për sigurinë e Lituanisë. Unë nuk jam i bindur dhe askush nuk më ka vërtetuar se gjërat do të përmirësohen për Ukrainën dhe sigurisht për Lituaninë dhe të gjitha shtetet baltike”, theksoi qytetari.
“Nuk ka mundësi të votoj për Kamala Harris. Ajo kishte 55 javë për t'i dhënë fund luftës”, u shpreh.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor.
FLORIE BELULI KAMBERI
