Maqedoni
Vrasja në Haraçinë, prokuroria ngre kallzime penale për vrasje
03.11.2024 17:05
Prokuroria Themelore ka ngritur kallzim penal kundër personave...

Prokuroria Themelore ka ngritur kallzim penal kundër personave me iniciale SH.SH dhe E.SH për vepër penale vrasje për rastin në Haracinë. E. SH ështëprivuarngaliria, ndërkaq SH.SH ështënëarrati. Për të dy është caktuar masa paraburgim 30 ditor.
“Është vërtetuar identiteti I kryerësve të veprës. Bëhet fjalë për SH.SH dhe E.SH nga fshati Haraçinë. Gjithashtu është sekuestruar makina me të cilën është kryer vepra, audi A5 me targa të Shkupit, pronë e E.SH. Më 2 nëntor njësia anti krim në kordinim me prokurorinë themelore të Shkupit ka ngritur kallzim penal me procedure urgjente kundër SH.SH dhe E.SH për vepër penale vrasje. E. SH është privuar nga liria, ndërkaq SH.SH është në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tij. Gjykatësi për dy personat ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor”, u shpreh Goce Andreevski nga MPB.
