VMRO-DPMNE reagon ndaj press-konferencës së LSDM-së
Në press-konferencën e LSDM-së kanë reaguar nga partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE....

Në press-konferencën e LSDM-së kanë reaguar nga partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE. Duket se LSDM-ja akoma është në shok pas fiaskos dhe debaklit të opozitës në referendumin në qendër dhe pas mesazhit të qytetarëve se nuk e mbështesin politikën destruktive të LSDM-së, ndërsa me konferencën e sotme për shtyp të Zoran Zaevit, në të cilën ka publikuar materiale të krijuara, të shkurtuara, të ngjitura dhe të montuara, besueshmëria e së cilave nuk është përcaktuar, dhanë autogol të ri, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
"Edhe krahas asaj që shtesë treguan se punojnë vetëm për interesa të huaja, treguan se nuk kanë kurrfarë kapaciteti dhe kredibiliteti për udhëheqjen e politikës reale. Zaev është aq i futur në destruktivitet, aq sa ka hyrë edhe në defaktorizimin dhe auto-destruksionin e tij partiak"- thuhet në reagim.
Me shfaqjen e tij me materialet e sotme të montuara, theksojnë nga VMRO-DPMNE, Zaevi i dha vetes autogol dhe konfirmoi se pikërisht rrjeti i bashkëpunëtorit të tij, Zoran Verushevskit, në mënyrë joligjore ka bërë përgjime për para dhe, sipas instruksioneve të Verushevskit, me çka i konfirmoi bazat e dyshimit ndaj të akuzuarve në rastin “Puç”.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se Zoran Zaev gjithnjë e më shumë po zhytet në baltën e tij dhe çdo skenar i tij po shpërthen dhe po shformësohet.
