Maqedoni

Shkup: Përplaset për vdekje një 78 vjeçare, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

03.11.2024 20:22

Një çift nga Shkupi kanë goditur me makinë një 78 vjeçare në fshatin Marino...

Një çift nga Shkupi kanë goditur me makinë një 78 vjeçare në fshatin Marino, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe kanë gënjyer për ta fshehur fajin.

Si pasojë e lëndimeve të marra 78 vjeçarja V.N nga fshati Marino ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30.

Autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, kanë kontrolluar pamjet e kamerave të objekteve përreth dhe morën në pyetje dëshmitarët okularë dhe pronarët e automjetit.

Fillimisht, pronarja e automjetit, J.S. nga Shkupi, pretendoi se makina i ishte dhënë një personi të panjohur pa një marrëveshje shit-blerjeje, por pamjet nga sistemi “Safe City” zbuluan se deklarata e saj ishte e rreme, dhe se automjetin e drejtonte bashkëshorti i saj, I.S. (46).

Gruaja me inicialet J.S. u ndalua menjëherë në stacionin policor Gazi Babë dhe pranoi se ishte bashkëshorti i saj që drejtonte makinën.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.