Botë

Barcelona në alarm të kuq, “rrezik ekstrem” për përmbytje

04.11.2024 14:24

Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është lëshuar për Barcelonën...

Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është lëshuar për Barcelonën, pasi kudo në Spanjë ekipet e kërkimit vazhdojnë të pastrojnë zonat e përmbytura.
 
Të paktën 217 persona kanë vdekur pas shiut të dendur në Spanjën lindore që shkaktoi përmbytje që shkatërruan pothuajse gjithçka në rrugën e tyre.
 
Njerëzit u bllokuan në vetura dhe shtëpi, ndërsa ujërat u rritën në zonën e fatkeqësisë javën e kaluar, shkruan Sky News. Gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për numrin e panjohur të personave të zhdukur.
 
Dhe ndërsa vuajtjet e popullit vazhdojnë, parashikohet më shumë shi për disa pjesë të vendit.