Maqedoni
ShGM, vazhdon mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve
04.11.2024 15:15
Djegia e veturave, kërcënime onlajn, si dhe paditë për shpifje janë një ndër problemet më të shpeshta...

Djegia e veturave, kërcënime onlajn, si dhe paditë për shpifje janë një ndër problemet më të shpeshta me të cilën përballen gazetarët në vend. Ky është konkluzioni i përgjithshëm i fellës së gazetarëve, i cili u tha gjatë shënimit të ditës ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Përfaqësuesit e ShGM-së kërkojnë ndryshime ligjore me të cilën do të ndëshkohet dhe dënohet çdo keqpërdorim i sistemit gjyqësor përmes padive manipulative për të bërë presion ndaj gazetarëve, ndërsa përfaqësuesit e MPB-së thonë se këto raste kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale për t’i ndëshkuar ata që kërcënojnë gazetarët.
“Deri më sot janë regjistruar katër raste të shkeljeve të të drejtave të gazetarëve bashkërisht me kërcënime të shumta onlajn dhe gjithsej 8 padi SLAPP. Ky është një sinjal alarmant për rritjen e sigurisë juridike dhe fizike me të cilën përballën gazetarët gjatë kryerjes së obligimeve të tyre të punës. Po ashtu dua të theksoj edhe 2 raste që kërkojnë hetim urgjent dhe përgjigje juridike. I pari është djegia e automjetit të kolegut tonë në Shtip dhe rasti i dytë është lidhur me incizimin dhe publikimin e video materialit të koleges sonë i cili metarialin u shpërnda nga një prokuror i lartë, e cila sipas nesh paraqet shkelje flagrante të privatësisë së saj. SLAPP paditë vazhdojnë të jenë instrument kryesor për t’i heshtur gazetarët.”, - deklaroi kryetari i ShGM-së, Mladen Çadikovski.
“Kuptohet se çdo lloj i kërcënimeve, qofshin ato fizike apo verbale, sidomos kur janë drejtuar gazetarëve, duhet t’i qaset seriozisht jo vetëm nga ana e MPB-së, por edhe nga organet hetuese dhe të njëjtët duhet të zbardhen deri në fund, nëse dëshirojmë të kemi shoqëri normale.”, - theksoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Gazetarja Mirosllava Simonovska, e cila fshehurazi u incizua dhe publikua në media derisa ajo kryente detyrat e saj gazetareske, tashmë trajtohet edhe në PThP. Simovska thotë se video incizimi i publikuar i ka vështirësuar punën e saj të përditshme, ndërsa PThP-ja shpreson se shumë shpejt do të publikojë raportin për këtë rast.
“Konteksti në të cilin është publikuar video materiali i ka vë nën rrezik të gjitha kontaktet e mia me qytetarët, politikanët dhe funksionarët të cilët po më japin informacione dhe në këtë drejtim do të doja të pyes PThP-në se kur do të jetë gati raporti final për këtë çështje, si do të jetë i titulluar, a do të më dorëzohet si i klasifikuar dhe a do të më nevojiten fishklluesë kur do të duhet të prezantohet.”, - theksoi gazetarja, Miroslava Simonovska.
“Është formuar një lëndë drejt autorit të panjohur dhe nga ana e PThP-së po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme dhe po shpresojmë se në një të ardhme shumë të shkurtër do të kemi rezultate konkrete. Por, nuk duhet të harrojmë se lëndët të shënuara drejt autorit të panjohur do të thotë se po bëhet fjalë për person të panjohur, i cili ka ndërmarrë veprime të inkriminuese, ku deri në këto momente ende nuk është idetifikuar personi cili ka incizuar dhe shpërndarë videon.”, - u shpreh kryeprokurori, Lupço Kocevski.
Sipas të dhënave, prej vitit 2006 deri më sot në të gjithë botën janë vrarë mbi 1.700 punonjës mediatik, ku 90% prej rasteve ka munguar drejtësia, respektivisht kanë munguar vendimet gjyqësore me të cilën ndëshkohen kërcënuesit dhe sulmuesit e gazetarëve. Vetëm këtë vit në Gazë kanë humbur jetën rreth 146 punonjës mediatik, thanë nga ShGM-ja.
REXHEP QAMILI
