Maqedoni
Murtezani: Nuk kontestojmë ndryshimet kushtetuese
04.11.2024 15:40
Qeveria nuk e konteston nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese...

Qeveria nuk e konteston nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por kërkon siguri se ato nuk do të shërbejnë vetëm për fillimin e bisedimeve me BE-në, por edhe përmbylljen e këtij procesi. Kështu ka deklaruar ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani, gjatë vizitës së në Tetovë.
“Rreth këtyre çështjeve po bisedohet edhe me partnerët strategjik edhe me Komisionin Evropian, ndërsa së shpejti do të bisedohet edhe me Bullgarinë, sapo atje të ketë një Qeveri stabile politike.”, - deklaroi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Kasami: Me fonde të BE-së realizojmë disa projekte
Ky i fundit tha se gjatë takimit me ministrin Murtezani kanë bashkëbiseduar për kapacitetet e institucioneve për të thithur sa më shumë fonde nga fondet evropiane.
“Ministri si përgjegjës edhe për eurointegrimet, por edhe për shfrytëzimin e fondeve nga fondet qasëse që i kemi të BE-së, tregoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar të gjitha institucionet, në këtë rast komunat, më konkretisht komunën e Tetovës për vazhdimin e realizimit të projekteve, të cilat i kemi në realizim e sipër, por edhe për mundësinë e aplikimit për projekte të reja.”, - theksoi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
Komuna e Tetovës ka disa projekte në realizim e sipër me mbështetje financiare nga fondet e BE-së me të cilat përmirësohet jeta e tetovarëve, tha Kasami.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
