Maqedoni
Bexheti: Partnerja serbo-bullgare e lotarisë, skandal prej 100 milionë eurosh keqpërdorime
04.11.2024 15:47
Bexheti, pretendon se kanë zbuluar keqpërdorime të mbi 100 milionë eurosh nga firma private serbo-bullgare...

Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, pretendon se kanë zbuluar keqpërdorime të mbi 100 milionë eurosh nga firma private serbo-bullgare, kazino “Austria”, partnere e Lotarisë së Maqedonisë, e cila i ka paguar drejtorit aktual të Lotarisë mbi 140 mijë euro honorar. Bexheti thotë se Qeveria, me nxitim për të rivendosur dhe siguruar monopolin e kompanisë serbo-bullgare, miratoi në Kuvend një interpretim autentik të ligjit për lojëra fati, interpretim ky që sipas Bexhetit është në interes të kompanive private.
“Për ta bërë skandalin edhe më të madh, drejtori aktual i lotarisë shtetërore ishte këshilltar ligjor i kazinosë serbo-bullgare “Austria” dhe ishte në listën e pagave të tyre, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të afërm të ministrave në Qeverinë pa legjitimitet etnik. Kjo ngre pyetje të tjera. Shteti, jo vetëm që nuk ka ruajtur pozitën dominuese në vendimmarrje, por tashmë po i kthen të drejtën e monopolit kazinosë “Austria”. Cili është justifikimi ekonomik dhe moral për ta bërë këtë me kazinotë serbo-bullgare dhe jo në mënyrë të pavarur me kapital 100% shtetëror? Për vetëm një investim prej 1 milion eurosh kesh në kapitalin themelues, shteti i siguron kazinosë “Austria” fitime të pafundme prej qindra milionë eurosh.”, - deklaroi Blerim Bexheti nga BDI.
