Maqedoni
Presidentja Davkova, seancë konstituive të Këshillit të Sigurisë
04.11.2024 16:11
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, ka thirrur seancën konstituive të Këshillit të Sigurisë....

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, ka thirrur seancën konstituive të Këshillit të Sigurisë.
Në këtë seancë janë ftuar kryetari i Kuvendit, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm, ai i Mbrojtjes, si dhe tre këshilltarët e presidentes: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanovska dhe Vllado Spiridonov. Në këtë seancë janë ftuar edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës, drejtoresha e Agjencisë së Kundërzbulimit dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare.
