Maqedoni
Megjashi shënon ditëlindjen e 23-të
29.04.2015 09:11
Ambasada e parë për fëmijë në botë "Megjashi", motoja e së cilës është "Të gjitha idealet e botës janë më pak të rëndësishme sesa lotët e një fëmije"...

Ambasada e parë për fëmijë në botë "Megjashi", motoja e së cilës është "Të gjitha idealet e botës janë më pak të rëndësishme sesa lotët e një fëmije", sot shënon 23 vite nga ekzistimi.
"Megjashi" angazhohet për respektimin e personalitetit të fëmijëve përmes mbrojtjes të së drejtave të tyre, përfaqësimin e interesave të fëmijëve dhe përmes pasurimit të jetës me përmbajtje, të cilat fëmijërinë e bëjnë të sigurtë dhe krijuese. E përforcon OJQ lëvizjen për të drejtat e fëmijëve, duke e zhvilluar qasjen vullnetare në punë dhe kujdeset për realizimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve.
"Ambasada me aktivitetet e veta kontribuon në zhvillimin dhe përforcimin e vetëdijes qytetare për të drejtat e fëmijëve. E mposhti heshtjen për vuajtujet fëmijërore, posaçërisht për keqpërdorimin fizik, seksual dhe ekonomik të fëmijëve, duke zbuluar në opinion më shumë raste të keqpërdorimeve dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u angazhuar për vendosjen e mekanizmave më efikasë për mbrojtjen e fëmijëve", theksojnë nga "Megjashi
Ambsador i Ambasadës së parë në botë - Megjashi është Kole Angellovski, ndërsa themeluese Gordana Pirkovska - Zmijanac dhe Dragi Zmijanac./mia
