Maqedoni

Taravari: Do të punësohen 600 specializantë, këtë vit 1.200 punësime me kontratë

04.11.2024 17:44

Në kuadër të platformës qeveritare “100% kushtuar juve” dedikuar departamenteve të shëndetësisë...

Në kuadër të platformës qeveritare “100% kushtuar juve” dedikuar departamenteve të shëndetësisë dhe politikave sociale, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se gjatë katër muajve Qeveri janë përballur me sfida të ndryshme në sistemin shëndetësor.
 
Theksoi se me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë në Qeveri është sjellë vendim që të punësohen rreth 600 specializantë, që është problem gati 10-vjeçar, 300 do të punësohen deri në fund të vitit dhe 300 të tjerë vitin e ardhshëm.
 
“Përveç vendimit për punësimin e 600 specializantëve, gjatë këtij viti shpresoj të mundësojmë punësimin e 1.200 personave me kontratë në vepër kuadër medicinal, infermierë laborant që punojnë me kontratë në vepër disa më shumë se 5 vite, disa të tjerë 10 vite. Bëhet fjalë për 1.800 të punësuar, nëse arrijmë tre të katërtën prej tyre t’i punësojmë do të jetë përfitim i madh në sistemin shëndetësor.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. 
 
Limani: Do ta rrisim ndihmën sociale për 10%
 
“Ne kemi planifikuar si ministri t’i rrisim ndihmat sociale për 10 për qind, rritja e shtesave speciale me 30 për qind, rritje e ndihmës financiare rreth 50 për qind për fëmijët me paralizë cerebrale. Rritje e ndihmës financiare rreth 20 për qind për personat e shurdhër. Rritjen e së drejtës për kompensim për punën me kohë të pjesshme për prindërit, për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, 30 për qind.”, - theksoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.
 
Po ashtu ministri Limani bëri të ditur se do të aplikohet edhe mbështetja financiare pa ekstremitetet e sipërme, sigurimin e 1.500 audio librave me shikim të dëmtuar, si dhe ndërtimin e shtegut për persona të verbër në të gjitha qytetet e vendit. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI