Maqedoni
Transportuesit Privat kërkojnë takim në Qytetin e Shkupit dhe në Qeveri
04.11.2024 18:06
Transportuesit Privat në kryeqendër prej disa ditës kanë kufizuar...

Transportuesit Privat në kryeqendër prej disa ditës kanë kufizuar orarin e punës vetëm nga ora 17:00, duke shkaktuar kaos në transportin urban.
Ata kërkojnë takim të nivelit më të lartë për të dalë nga situata e krijuar, për çka të martën do të dorëzojnë kërkesë zyrtare në Qytetin e Shkupit dhe Qeveri.
Pjesë e kërkesave të tyre është rritja e çmimit për kilometër, pasi sipas tyre, me çmimet aktuale nuk arrijnë t’i mbulojnë harxhimet elementare që nevojiten për qarkullimin e një autobusi.
